Lajme

Aksident në Fushë-Kosovë, lëndohen tre persona

11/19/2022 21:31
nga:Y I

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 19:00 në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti që bëri të ditur se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

Ahmeti ka treguar se të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin.