Lajme

Sveçla viziton pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak

11/19/2022 18:32
nga:Y I

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një shkrimi në facebook ka njoftuar se së bashku me menaxhmentin e lartë të Policisë kanë vizituar pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, si dhe stacionet e policisë kufitare në Jasenovik dhe Koshtovë raporton Gazeta Blic.

Ai tha se nga kjo vizitë pa motivim të nivelit më të lartë tek zyrtarët policor, të cilët sipas tij, po vazhdojnë angazhimet e tyre për rend, siguri e mbrojtje.

“Nga kjo vizitë pash motivim të nivelit më të lartë tek zyrtarët policor të cilët në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë, me përkushtim po vazhdojnë angazhimet e tyre të përditshme që të ofrojnë rend, siguri dhe mbrojtje për të gjithë qytetarët e vendit në tërë territorin e Republikës së Kosovës” shkruan Sveçla.

Sveçla tutje shkruan se angazhimi i pakursyer institucional dhe siguria vazhdojnë të mbeten prioritete tona duke garantuar kështu sundim të ligjit dhe paqe të qëndrueshme në vend.

Njoftimi i plotë:

Bashkë me menaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës vizitova pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, si dhe stacionet e policisë kufitare në Jasenovik dhe Koshtovë.

Nga kjo vizitë pash motivim të nivelit më të lartë tek zyrtarët policor të cilët në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë, me përkushtim po vazhdojnë angazhimet e tyre të përditshme që të ofrojnë rend, siguri dhe mbrojtje për të gjithë qytetarët e vendit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Angazhimi i pakursyer institucional dhe siguria vazhdojnë të mbeten prioritete tona duke garantuar kështu sundim të ligjit dhe paqe të qëndrueshme në vend.