Sporti

Cila ishte ndeshja e parë që e ka komentuar, Andin Lokaj i zbulon emocionet që kishte

11/19/2022 21:33
nga:Lorik J

Andin Lokaj ka më shumë se 20 vjet në gazetarinë sportive si komentator, ku ka komentuar mijëra ndeshje futbolli dhe na ka dhuruar emocione të mëdha.

Në “BlicInterview” me Astrit Gashin, Andin Lokaj ka zbuluar se cila ka qenë ndeshja e tij e parë në karrierën si gazetar i sportit.

“Ndeshja Holandë – Serbi (6:1) në Euro2000 ishte ndeshja ime e parë si komentator, ka qenë diçka briliante nga Holanda. E kam komentuar në televizionin AA. I ndjeri Agim Avdiu më ka thënë se t’i mundesh me bë këtë punë – duhet të jemi të sinqertë. Nuk pranova fillimisht, por ai insistoi dhe u futa në ndeshje”, theksoi ai.

/GazetaBlic