Lajme

Flija – fillimi i një ëndrre të madhe

11/19/2022 14:28
nga:G B

Në vitin 2008, Fetije Nikçi vendosi që shtëpinë e saj në fshatin Rekë e Allagës, afër Pejës, ta kthejë në bujtinë për turistët e huaj, duke u bërë kështu gruaja e parë nga ky rajon që filloi të merret me turizëm.

Sot, ajo udhëheq këtë biznes që pret e përcjell qindra turistë të huaj brenda vitit.

Përkundër sfidave, Fetija thotë se ka realizuar ëndrrën e saj të madhe dhe se është e pavarur.