Sporti

Kosova e zhvillon sot ndeshjen e fundit për këtë vit, përballet me Ishujt Faroe

11/19/2022 08:58
nga:Mergim Rreci

Kosova e zhvillon sot miqësoren e dytë të muajit nëntor.

‘Dardanët’ do të përballen me kombëtaren e Ishujve Faroe, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky takim zhvillohet në ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kjo do të jetë miqësorja e dytë e këtij muaji, pas asaj kundër Armenisë, tri ditë më parë, e cila u mbyll baraz 2:2.

Njëherësh, kjo do të jetë ndeshja e fundit për këtë vit për Kombëtaren dardane.

/GazetaBlic Sport/