Aaron Ramsdale ka treguar se si ai e ka ndihmuar shokun e tij të Kombëtarja e Anglisë dhe Arsenalit, Bukayo Saka pasi që ai humbi penalltinë në Euro 2020 kundër Italisë
Saka dështoi për ta shënuar penalltinë e fundit duke bërë që Anglia ta humbet Euro 2020, një trofe që ata do ta fitonin pas 55 viteve. Shoku i tij i skuadrës, portieri Ramsdale e ka lavdëruar sulmuesin se si ia ka dalë të punojë përkundër kritikave pas kësaj gare dhe ka vënë bast që ai do të shkëlqejë këtë Botëror.
“Saka është një djalë i dashur, ai ka kohë për të gjithë, ai punon shumë gjatë tërë javës”, tha Ramsdale. “Ai e ka përdorë tërë kritikën për ta motivuar vetveten por edhe për dashurinë që të ne ia kemi dhënë atij. Mezi pres që ta shoh atë në këtë fazë ku do të shkëlqejë këtu”.
“Finalja e Euro 202 ndoshta ishte hera e parë që ai u përballë me kritikën. Unë dështova disa herë deri në nënshkrimin për Arsenalin. Andaj kisha mundësi që të bisedoja më të. Kur ne humbëm garën për top 4 vitin e kaluar ai ndihej se është faji i tij pasi që ai nuk kishte dhënë shumë për ne, unë shkova dhe i thashë që ne ishim në vendin e tetë një sezon më parë. Jashtë fushe ai është tërësisht një person tjetër”.
Kundërpërgjigja e Sakasë që nga finalja në Wembley ka qenë e mahnitshme, pas një sezoni të mirë gjatë sezonit 2021/22 ai ka shënuar katër gola dhe gjashtë asiste në 14 ndeshje në Premier Ligë. Paraqitja e Sakasë edhe jashtë fushe është shumë e dashur, kohëve të fundit 21 vjeçari bashkëpunojë me organizatën BigShoe ku financoi operimin e 120 fëmijëve me sëmundje të ndryshme nga Kano i Nigerisë.
Paraqitjet e tij gjatë sezonit 2022/23 kanë bërë që Saka të ftohet në skuadrën e Southgate të Anglisë, e cila aventurën në këtë kampionat do ta nisë me ndeshjen kundër Iranit të hënën.


