Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se reduktimet e energjisë elektrike kanë filluar që tani.
Përmes një shkrimi në Facebook, Mustafa ka pyetur se cili është plani i qeverisë për ta nxjerrë nga kriza energjetike vendin, pasi që sipas tij, reduktimet do të jenë edhe më të mëdha gjatë muajve dhjetor, janar e shkurt.
“Është vetëm mesi i nëntorit dhe reduktimet e energjisë elektrike tani veç kanë filluar, veçanërisht jashtë qendrave urbane.Çka pritet në dhjetor, janar dhe shkurt?Cili është plani i Qeverisë ta nxjerrë vendin nga kriza energjetike?A do të shpenzojnë edhe dhjetëra miliona euro tjera pa e rritur kapacitetin gjenerues as edhe një kW” pyet Mustafa raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:


