Lajme

Kuvendi publikon betimet, këta janë 10 deputetët e rinj në vend të Listës Serbe

11/17/2022 14:13
nga:G B

Sot në Kuvendin e Kosovës janë betuar 10 deputetë të rinj, në vend të deputetëve të Listës Serbe, që dhanë dorëheqje ditë më parë, raporton Gazeta Blic.

Kuvendin në faqen zyrtare në Facebook ka publikuar betimet e deputetëve.

Njoftimi i plotë:

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë dhënë betimin 10 deputetë të rinj, përfaqësues të komunitetit serb.

Deputetët: Milan Kostić, Zoran Maksimović, Olivera Zdravković, Milan Joksimović, Ksenija Bozović, Rados Mihajlović, Nenad Radenković, Svetislav Jokić dhe Biljana Maksić, janë nga subjekti politik Lista serbe, ndërsa deputeti Cvetko Veljković, nga subjekti politik Iniciativa Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Qëndrueshmëri (Gi Za Slobodu Pravdu i Opstanak – GI

SPO).

Pas interesimit të shtuar të mediave, po publikojmë edhe dokumentet e betimit.