Lajme

Ambasadori Berishaj: Raportimi për mua në mediat sllovene ishte shpifje

11/17/2022 11:57
nga:N M

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka raportuar në Komisionin Hetimor për Energji.

Ai ka thënë se qëllimi i raportimit në mediat sllovene që ai “mori 600 mijë euro nga kompania GEN”, ka qenë e lidhur me zgjedhjet në Slloveni.

Ai e ka quajtur shpifje raportimin se ai e ka keqpërdorur detyrën.

“Tani këtu quhet aferë, mirëpo shumë media ndërkombëtare ka qenë një prononcim i një portali që e ka peshën e vet dhe kjo është. Unë nuk jam marrë me problemin e peshës së tyre, jam marrë me problemin që ishte një ditë para zgjedhjeve në Sllovenisë”, ka thënë Berisha.

Berishaj, ka thënë se ky rast është në proces gjyqësor, për siç ka thënë se kjo është shpifje.

 

Betimi i deputetëve / Lista Serbe: Vendim strategjik, nuk e lejuam Kurtin të bëjë ndryshimet Kushtetuese