Lajme

Betimi i deputetëve / Lista Serbe: Vendim strategjik, nuk e lejuam Kurtin të bëjë ndryshimet Kushtetuese

11/17/2022 11:45
nga:N M

Lista Serbe ka reaguar pas betimit të nëntë deputetëve të partisë së tyre në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës së sotme, raporton Gazeta Blic.

“Vendimi i sotëm ishte strategjik e që pengoi më së shumti realizimin e planit të Albin Kurtit dhe serbëve të përshtatshëm për të ndryshuar Kushtetutën dhe ligjet që garantojnë të drejtat e popullit serb në Kosovë. Synimi i Kurtit dhe Rade Trajkoviçit, por edhe të tjerëve si ajo, ishte të votonin ndryshimet në Kushtetutë që do të çonin në heqjen e komunave serbe, heqjen e pronave nga Kisha Ortodokse Serbe, heqjen e gjuhës serbe, të drejtën e përfaqësimit në institucione, etj”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas tyre, ky vendim strategjik dhe politik nuk do ta ndalë në asnjë mënyrë procesin e largimit nga institucionet e Kosovës të serbëve në veri të Kosovës.

Komunikata e plotë: