Sporti

Të pafuqishëm për më shumë, Shqipëria mposhtet nga Italia në “Air Albania” në miqësoren e luksit

11/16/2022 22:42
nga:Lorik J

Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur nga Italia në “Air Albania”.

Italia ka fituar ndaj Shqipërisë në ndeshjen miqësore me rezultatin 1:3, shkruan GazetaBlic Sport.

Shqipëria ishte në avantazh me golin e Ardian Ismajlit në minutën e 16’të – por festa zgjati shumë pak, pasi italianët reaguan me dy gola të shpejtë me anë të Di Lorenzos dhe Grifo.

Në pjesën e dytë, në momentet më të mira të Shqipërisë – Italia realizoi sërish me Grifon dhe “mbylli” ndeshjen.

Deri në fund, Shqipëria rrezikoi me Lenjanin dhe Skukën – por pa sukses.

/GazetaBlic Sport