Incidenti i mbrëmshëm në territorin polak bëri të mendohej se Perëndimi po i afrohej një tjetër lufte botërore. Por, ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj është paraqitur nga Berlini, prej ku ka siguruar se nuk ka Luftë të Tretë Botërore.
Ai këshilloi që populli të lexojë më pak e të koncentrohet më shumë.
Bota po kalon në sfida të mëdha me sulmet barbare të Putinit kundër Ukrainës. Rreziku për konflikt me NATO-n dhe hemisferën perëndimore është permanent. Jemi me fat që kombi shqiptar falë politikës së mençur të liderëve tanë është përcaktuar se cilës anë i përket” – shkroi ndër tjerash ai.
Reagimi i plotë:
M’mjesi nga Berlini,
nuk ka Luftë të III Botërore.
Raketat ruse (?) duket që megjithatë ishin ruse por përdoren nga ushtria ukrainase (thonë AP, Reuters, Zyrtarë nga SHBA por edhe vet Presidenti Biden).
Polonia është e shqetësuar. NATO sot do reagojë… Por më e trazuara megjithatë dukej mbrëmë Kosova dhe sidomos ata që kanë për detyrë të na iluminojnë me analiza. Dhe këto nuk mund të jenë përtej përditshmërisë që një shoqëri e nënqiell e përjeton. Shkurt e shqip: si është vendi- bëhet kuvendi!
Kur jemi tek analizat këtë mëngjes: gjatë fushatës ajrore të NATO-s kundër forcave të Milosheviqit me datën 7 Maj të vitit 1999 forcat ajrore të NATO-s në operacionin “Operation Allied Forces” patën hedhur bomba mbi Ambasadën e Kinës në Beograd. Tre gazetarë kinez patën humbur jetën dhe 21 persona u lënduan nga ai sulm. Dhe nuk ngjau Lufta e III Botërore.
Lexoni ngapak. Koncentrohuni më shumë.
Bota po kalon në sfida të mëdha me sulmet barbare të Putinit kundër Ukrainës. Rreziku për konflikt me NATO-n dhe hemisferën perëndimore është permanent. Jemi me fat që kombi shqiptar falë politikës së mençur të liderëve tanë është përcaktuar se cilës anë i përket.
Tjerat janë veç analiza mejhanesh virtuale.
Ditë të mbarë!


