Sporti

Drejtuesit e Milanit vlerësojnë vetëm ofertat që kalojnë shumën prej 100 milionë euro për Leao

11/15/2022 10:38
nga:Mergim Rreci

Sipas lajmeve të fundit, Milani do të jetë në dispozicion vetëm për të vlerësuar ofertat prej 100 milionë euro për të shqyrtuar shitjen e sulmuesit portugez, Rafael Leao.

Tashmë sipas të përditshmes sportive Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë po kërkojnë të arrijnë një marrëveshje me Chelsean për të nënshkruar me marokenin Hakim Ziyech, përcjell GazetaBlic Sport.

Këtu do të kishte një mundësi të re ku do të përfshihej edhe Leao dhe natyrisht Milani do të kërkonte edhe një shumë të parave për të përfunduar marrëveshjen.