Lajme

MSh-ja pa ministër, PDK kërkon debat parlamentar dhe propozon rezolutë

11/14/2022 12:32
nga:N M

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar një rezolutë për gjendjen në sektorin e shëndetësisë pasi që sipas tyre gjendja në këtë sektor është e rëndë dhe tash e disa muaj nuk ka ministër në ministrinë e Shëndetësisë, raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i GP të PDK Abelard Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Do të kërkojmë debat parlamentar për gjendjen në shëndetësisë dhe më pas një rezolutë. Qeveria nuk ka asnjë fokus për shëndetësisë dhe ju e dini që ky dikaster nuk ka ministër”, tha ai ndër të tjera.

18 dhjetori, data e zgjedhjeve në katër komunat në Veri?