Barcelona nuk do ta lejojë Ansu Fatin të largohet.
Kohëve të fundit kishte disa raportime që thonin se Barcelona do ishte e gatshme ta lë të lirë talentin e tyre për shkak të gjendjes financiare, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë, sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, nuk ka asgjë të vërtetë rreth kësaj.
“Sinqerisht, nuk ka absolutisht asnjë përditësim pasi Ansu Fati dëshiron të qëndrojë, ai është i lumtur te Barça dhe asgjë nuk do të ndodh në janar. Nuk ka negociata apo bisedime konkrete, Ansu konsiderohet lojtari kyç i Barcelonës siç qëndrojnë gjërat – atëherë do të shohim në të ardhmen!”, u shpreh Romano.
Ansu Fati ka kontratë me “Blaugranët” deri më 30 qershor 2027.
/GazetaBlic Sport/


