Sporti

Bayern Munich triumfon ndaj Schalke, fillon distancimin në krye të tabelës

11/12/2022 21:00
nga:Mergim Rreci

Bayerni siguroi fitoren e gjashtë radhazi në Bundesligë, duke u arratisur në krye në kuotën e 34 pikëvë, gjashtë më shumë se Leipzigu, ndjekësi më i afërt.

Në ndeshjen e fundit para nisjes së Botërorit, gjigantët bavarezë triumfuan 0-2 në “Veltins Arena” përballë Schalkes falë golave të Gnabry-t dhe Choupo-Moiting.

Bayerni i Mynihut e mbylli në epërsi të një goli pjesën e parë të sfidës me Schalken në “Veltin Arena”. Serge Gnabry ia doli të shënonte me lehtësi në minutën e 38-të, pas një kombinimi me të riun Musiala.

Kundërsulm vrastar i Bayernit sapo nisi pjesa e dytë, Musiala nxjerr të lirë Choupo-Moitng, që nuk gabon, 2-0 dhe vendosi epilogun përfundimtar.