Lajme

Me gomone në protestë, Meta dhe Berisha: Edi Rama e ke vendin në burg

11/12/2022 18:59
nga:G B

Protestës së opozitës që po zhvillohet sot në Tiranë i janë bashkuar qindra qytetarë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga selia blu, ka shkuar mes protestuesve i shoqëruar nga deputetë të PD. Aty është takuar me kreun e PL Ilir Metën.

Nga protesta e opozitës, kreu i PD Sali Berisha referuar përplasjeve mes opozitës dhe maxhorancës në Kuvend, kryesisht gjuhës së përdorur nga kryeministri Edi Rama, ka treguar “vendimin” që kanë marrë.

“Tani unë do t’i them këtu para jush, Edi Rama për atë gjuhë të jesh i sigurt se mund të të përgjigjemi ty në të gjitha mënyrat që e meriton, por po të komunikoj sonte këtu vendimi është marrë, atje për së shpejti do të vijë gjykatësi sovran, do vijë këta burra dhe gra, priti aty se i kanë dy fjalë me ty. Më mirë priti këta se ne mund të përgjigjemi si të duash ti, por edhe populli i ka 2-3 fjalë me ty”, tha Berisha.