Sporti

Napoli barazon rekordin fantastik të Juventusit në Serie A

11/12/2022 18:21
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Napolit nuk ka të ndalur në Serie A.

Të drejtuarit e Luciano Spallettit kanë triumfuar me rezultat 3 me 2 sot ndaj Udineses, shkruan GazetaBlic Sport.

Osimhen, Zielinski dhe Elmas shënuan për Napolin, kurse Nestorovski dhe Samardzic shënuan për mysafirët.

Ishte fitorja e njëmbëdhjetë radhazi për Napolin, dhe tashmë e 13 në 15 ndeshjet e para të sezonit.

Vetëm Juventusi luajti 15 ndeshjet e para kaq të suksesshme të sezonit, i cili gjithashtu fitoi 13 nga 15 ndeshjet. 2014, 2018/2019.

/GazetaBlic Sport/