Deputeti i partisë në pushtet, Visar Korenica është shkarkuar nga pozita e koordinatorit të Qendrës së LVV-së në Rahovec në mbledhjen e mbajtur dje.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Korenica.
Deputeti Korenica e pohoi se ai është shkarkuar nga pozita e koordinatorit për shkak të qëndrimit të tij kundër bashkëjetesës së seksit të njëjtë.
“Po, është e vërtetë. Jam shkarkuar për shkak të qëndrimit tim për projekt-kodin civil.”, ka thënë Korenica.
Fati i shkarkimit iu shkrua Korenicës në një mbledhje të mbajtur dje në Rahovec.
Një përfaqësues, politikisht i fuqishëm në LVV, erdhi për vizitë në qytetin e rrushit.
Valon Hoti, koordinator i Qendrave në LVV, “zbarkoi” në Rahovec, duke inicuar shkarkimin e Korenicës dhe duke vendosur një grup tjetër punues, që do të udhëheq degën e LVV-së në këtë qytet drejt zgjedhjeve të brendshme./Nacionale/


