Majori i CSGO në Rio ka marr vëmendje të madhe në mbarë botën.
“IEM Rio Major” aty ku mori pjesë edhe skuadra shqiptare, Bad News Eagles pati befasi të mëdha, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishin pikërisht gamerat shqiptarë që bën një nga surprizat më të mëdha të këtij kompeticioni duke eliminuar ekipin më të fortë në botë “FaZe”.
Përveç “FaZe” edhe skuadra tjetër favorite për ta fituar komplet garën “NAVI” u eliminuan dje nga ekipi brazilian, “Furia”.
Pas kësaj Neymar gjeti kohë të reagojë në Tëitter.
Ai “thumboi” lojtarin e “NAVI” i cili cilësohet si më i forti në botë “S1mple”.
“Ti je një legjend, miku im, por ky është Brazili”, ka shkruar ylli i PSG.
S1mple my Friend this is BRAZIL ?
U are a legend ??
GG— Neymar Jr (@neymarjr) November 12, 2022
/GazetaBlic Sport/


