Tetë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur pas mesnate në Prishtinë.
Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës për “Gazeta Blic” .
Aksidenti ka ndodhur në udhëkryqin tek rrugët “Eqrem Qabej” dhe “Agim Ramadani” dhe janë përfshirë dy vetura.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK.
VIDEO:


