Lajme

16 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

11/11/2022 09:10
nga:Y I

Në Kosovë, aktualisht numri i rasteve aktive me COVID është 16.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar tri raste të reja me koronavirus, thuhet sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës,

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.693 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.875 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.331 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,853 persona.