Lajme

Deputetja e LDK-së: Vendimi për vizat zhgënjyes, qytetarët edhe 1 vit të izoluar

11/10/2022 18:11
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e ka quajtur zhgënjyer vendimin e sotëm për çështjen e liberalizimit të vizave, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës do të mbahen të izoluar padrejtësisht nga BE edhe 1 vit, edhe pse janë përmbushur kriteret.

Postimi i saj i plotë:

Vendimi i sotëm për çështjen e liberalizimin e vizave është zhgënjyes. Qytetarët tanë do të mbahen të izoluar padrejtësisht nga BE edhe për një vit, ndonëse për disa herë me radhë është konfirmuar nga ndërkombëtarët se Kosova ka përmbushur e kritereve të përcaktuara për lëvizje të lirë.