Sporti

Pjesët e para: Llapi në epërsi ndaj Ballkanit, pa gola në derbin Gjilani-Drita

11/10/2022 13:50
nga:Lorik J

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të Superligës së Kosovës në futboll.

Në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, derbi i “Anamoravës” është mbylur pa gola, shkruan GazetaBlic Sport.

Simonovski kishte rast të mirë shënimi për Dritën, kurse Ramadani i Gjilanit goditi shtyllën nga fauli në 45 minutat e para.

Në Suharekë, skuadra e Llapit ka shkuar në pushim me avantazh ndaj Ballkanit me rezultatin 0-2.

Augusto shënoi pas 7 minutave lojë nga goditja e dënimit, kurse Rivera dyfishoi rezultatin pas 36 minutave lojë.

/GazetaBlic Sport