Deklarimi i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu është përcjellur me reagime të shumta në seancën që po mbahet në Kuvend.
Pasi deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri e quajti ministren Haxhiu “ministre e sanksionuar nga SHBA-ja”, reagoi zv.kryeministri, Bisnik Bislimi.
Ai e quajti Tahirin “bandit”. Teksa kësaj deklarate iu kundërpërgjigj bashkëpartiakja e Tahirit, Ganimete Musliu.
“Ti je bandit, idiot!”, iu drejtuar Musliu, Bislimit.
Besnik Bislimi thotë se Abelard Tahiri e ka kërcënuar, fton Prokurorinë të merret me rastin


