Lajme

Aktivisti i VV-së porosi ndërkombëtarëve: Nëse ju pëlqen “Zajednica”, bëjeni në vendet tuaja

11/09/2022 20:09
nga:Astrit Gashi

Një prej aktivistëve të vjetër të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kandidati për deputet, Valdrin Ahmeti ka çuar një porosi atyre që e kërkojnë themelimin e Asociacionit.

Ai ka shkruar se atyre që u pëlqen “Zajednica”, duhet që ta bëjnë në vendet tyre.

“Kujt i pelqen aq shume zajednica, le te beje ne vendin e tij. Vendi jone nuk eshte eksperiment per askend!”, ka shkruar aktivisti Ahmeti.