Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka hezituar të komentojë deklaratën e asamblistit të VV-së në Prishtinë, Arianit Beqiri se “qentë endacakë vijnë nga Serbia”.
Ai në një intervistë në T7 është pyetur për këtë deklaratë, por ai tha se nuk mundet ta komentojë për dy arsye.
“Nuk mundem me komentu, për shkak se as nuk e kam dëgju këtë deklaratë e as nuk preferoj me diskutu për situata të tilla”, tha ai, derisa foli për Strategjinë për qentë endacakë.
“Kemi përfundu strategjinë, është votu në Qeveri dhe tani të gjitha institucionet përgjegjëse e kanë shumë të qartë përgjegjësinë e tyre dhe unë jam në pritje të raportimit nga ana e zëvendësministrit”, tha ai.


