Lajme

Opozita kundër masave emergjente në energji

11/08/2022 11:11
nga:N M

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka shprehur qëndrim kundër zgjatjes së masave emergjente në energji elektrike.

Ai përmendi edhe shpenzimet e buxhetit të shtetit sa herë që thirret një seancë.

“Askush nuk e ndalon Qeverinë që të marrë masa emergjente por kjo qasje është e gabuar. Nuk mund të mbijetoni vetëm me masa emergjente, GP i PDK është kundër zgjatjes së masave dmergjente. Ende nuk e keni sjellë strategjinë për energjinë elektrike. Nuk jeni transparent, nuk keni guxim intelektual dhe duhet të mbyllet kjo çështje”, tha ai.

“Mëditje merrni çdo herë sa herë që kërkon ministrja të na thërras. Nuk shkon kështu, llogaritni që jemi thirr gjashtë herë me të njëjtin raport, llogaritni se sa shpenzime ka bërë ky Kuvend”, tha Shala.

Kundër këtyre masave ka dalë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës por edhe AAK.

“S’jemi seriozë”, Tahiri: Jam i habitur me qasjen e Kurtit, pse s’ka ardhë në Kuvend me tregu si është gjendja në veri