Lajme

“S’jemi seriozë”, Tahiri: Jam i habitur me qasjen e Kurtit, pse s’ka ardhë në Kuvend me tregu si është gjendja në veri

11/08/2022 11:09
nga:Genita C

Besnik Tahiri i AAK-së, ka kritikuar gjithë deputetet e Kuvendit të Kosovës për mos-seriozitet, raporton GazetaBlic.

Tahiri i ka bërë thirrje Qeverisë që të merren masa urgjente për situatën në veri të Kosovës, teksa thotë se është i habitur me qasjen e Kurtit.

“Si deputet nuk jemi serioz, nuk jemi duke e trajtuar gjendjen e jashtëzakonshme me asnjë seriozitet. Për AAK-në, nevoja për masa urgjente është të merret për sigurinë në vend. Kam një pyetje për deputet e VV-së: A është dashtë Kryeministri Kurti sot me ardhë me na tregu, se si është situata në veri të Kosovës? Unë jam i habitur me qasjen e Kurtit”, tha Tahiri.

Tahiri ka folur edhe për krizën energjetike, ku fajëson Qeverinë që gjendja në këtë sektor është duke u keqësuar.

Sipas Tahirit, veprimet e Qeverisë Kurti në lidhje me këtë çështje janë simbolike.

“Kërkesa për marrjen e masave emergjente, tash e gjashtë herë na tregon disa tregues. E para ka të bëjë me një pyetje hipotetike: A është ka dëshiron Qeveria që 20 muaj të mbaj gjendjen e jashtëzakonshme dhe rrjedhimisht, gjashtë herë radhazi të marë masa për këtë. Si është e mundur që për komisionin përkatës , Qeveria përmes Ministrisë të mos jep asnjë analizë, për gjendjen e energjisë elektrike. Kjo gjendje është duke u keqësuar dhe veprimet e Qeverisë janë simbolike”, tha Tahiri.