Sporti

Pogba zbulon debatin epik mes Fergusonit dhe Raiolës: As qenin tim nuk do ta lejoja ta nënshkruante këtë kontratë

11/08/2022 11:14
nga:Lorik J

Gjatë ceremonisë për dorëzimin e ‘Golden Boy’, Paul Pogba, mesfushori i Juventusit, zbuloi një anekdotë që lidhet me Mino Raiola, agjentin të tij që ndërroi jetë para disa muajsh dhe kontratën e tij të parë profesionale.

“Kur isha i ri, në Manchester, Ferguson donte që unë të nënshkruaja rinovimin”, tha fillimisht Pogba.

Më pas ai zbuloi se si dështoi gjithçka kur Mino Raiola pa kushtet e ofertës.

Kur erdhi Mino, ai shikoi kontratën dhe tha: “Nuk do ta lija as qenin tim të nënshkruante këtë kontratë. Paul, ngrihu dhe shkojmë”, tha Pogba.

/GazetaBlic Sport