Sporti

Lisandro Martinez do të mungojë në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës, është i suspenduar

11/07/2022 13:36
nga:Lorik J

Skuadra e Barcelonës do të takohet me Manchester United në Europa League në fazën e eliminimit.

Klubi katalunas para pak çasteve ka njoftuar edhe orarin e ballafaqimit, përcjell GazetaBlic Sport.

Në ndeshjen e parë që zhvillohet në ‘Camp Nou’, Ten Hag nuk mund të llogarisë në shërbimet e Lisandro Martinezit.

Qendër mbrojtësi argjentinas nuk do të luajë në duelin e parë për shkak të suspendimit.

/GazetaBlic Sport