Sporti

Ky është kundërshtari i radhës për Bad News Eagles, ndeshja zhvillohet sot

11/07/2022 08:03
nga:Lorik J

Bad News Eagles kanë mposhtur dje ekipin më të fortë në botë në CS:GO, FaZe Clan për të vazhduar rrugën në Legends Stage.

bNE triumfoi 2:1 për të vazhduar tutje dhe sot ka ballafaqimin e radhës, tejet të vështirë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ekipi shqiptar përballet me NAVI – një prej skuadrave më të forta në botë, që tani pozicionohet në vendin e katërt.

Lojtari i tyre më i rrezikshëm është padyshim S1mple.

Kjo ndeshje fillon nga ora 15:00.

/GazetaBlic Sport