Skuadra shqiptare e CS:GO, Bad News Eagles sot do të ballafaqohet me FaZe Clean, që pozicionohen në vendin e parë në botë.
bNE ka dy humbje në Legends Stage, ndaj Spirit dhe ndaj ENCE – teksa tani ka shansin e fundit të mbetet në garë për Champions Stage, apo të eliminohet, përcjell GazetaBlic Sport.
Ballafaqimi mes Bad News Eagles dhe FaZe zhvillohet nga ora 17:30, teksa është në formatin “Bo3”.
Këtë ndeshje si dhe të gjithë të tjerat mund t’i ndiqni në: Twitch.tv/xhocii
/GazetaBlic Sport


