Lajme

Mushkolaj: Serbët e veriut asnjëherë nuk kanë qenë të integruar në institucionet e Kosovës

11/05/2022 17:35
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka reaguar pas vendimit të serbëve për t’u larguar nga institucionet e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Mushkolaj thotë se serbët e Veriut nuk kanë qenë asnjëherë të integruar në institucionet e Kosovës, as në ato politike, as të sigurisë.

“Janë përfshirë formalisht, për përfitime financiare, por i kanë shërbyer Serbisë. Gjithçka ka qenë një farsë, e njohur për të gjithë” shkruan Mushkolaj në reagimin e tij.

Reagimi i plotë:

Serbët e veriut asnjëherë nuk kanë qenë të integruar në institucionet e Kosovës – as në ato politike, as të sigurisë. Janë përfshirë formalisht, për përfitime financiare, por i kanë shërbyer Serbisë. Gjithçka ka qenë një farsë, e njohur për të gjithë.

 

Lista Serbe ka vendosur të largohet nga institucionet e Kosovës