Lajme

Aksident në Kamenicë, lëndohen katër persona

11/05/2022 14:42
nga:Astrit Gashi

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku rreth orës 12:00 në Kamenicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas tij të përfshira në këtë aksident ishin dy automjete me targa vendore .

Policia e Kosovës dhe njësitet e komunikacionit rrugor kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke i hetuar shkaqet se si ka ndodhur aksidenti.

‘’ Sot me 05.10.2022 rreth orës 12 :00 në Kamenicë ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me targa vendore. Policia e Kosovës njësitet e komunikacionit rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se janë lënduar katër persona lehtë. Policia e Kosovës, njësitet e komunikacionit rrugor janë duke i hetuar shkaqet se si ka ardh deri te aksident’’, ka deklaruar Hashani.