Lajme

A ka Plan B. Qeveria Kurti?

11/05/2022 14:42
nga:Gazeta Blic

Pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës, kanë nisur reagime të shumta.

Analisti politik, Halil Maroshi ka pyetur nëse tash Qeveria Kurti ka edhe Plan B, raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

A ka Plan B. Qeveria Kurti?

1.
Në veri të Kosovës po mbretnon paligjësia, rebelimi kaotik dhe vakuumi institucional!
Shteti i Kosovës sot po ballafaqohet me padëgjueshmëni qytetare në veri.
Shpejt pritët me dalë fotografia e të ashtuquajtunës “Brigada Serbe e Veriut” me “kumandirat” Rakić, Radojčić e Djurić, tue vringëllu armët!

2.
Goran Rakić ka bâ tradhti të naltë kundër shtetit, tue thirrë në rebelim, ai duhet me u arrestu dhe me u përgjegj penalisht, simas Kodit penal të Kosovës!

3.
Albin Kurti e Xhelal Sveçla janë përgjegjës kryesorë dhe të mandatuem për me e rivendosë rendin dhe ligjin si dhe paqen në veri!
Vakuumi duhet mbushë me diçka!???
Presim Planin B. të Qeverisë.
Ose rivendosje e rendit në tërë territorin kushtetues të vendit ose dorëheqje!