Abduallah Klinaku në profilin e tij në ‘facebook’ ka njoftuar për themelimn e klubit “Demokracia Konservatore”. Klinaku ka thënë se krijimi i një klubi të tillë ka ardhur si rezultat i zhvillimeve politike, ekonomike, kulturore dhe ideologjike në Kosovë.
Ai ka shkruar se një klub i tillë do të përballet me trendin që “tjetërson njerëzoren” dhe që “zhvesh njeriun nga besimi në Zot” nga trashëgimia e nga vlerat e tjera.
“Klubi “Demokracia Konservatore” është organizim qytetar dhe përpjekje për bashkimin e intelektualëve, aktivistëve dhe qytetarëve rreth vlerave që i kultivon demokracia konservatore si koncept politik e kulturor.
Është koncept i cili grumbullon rreth vetes individët që bashkohen rreth vlerave konservatore pa dallime partiake, fetare, krahinore apo nacionale”, ka shkruar Klinaku.


