Sporti

Përfundon aventura e Ballkanit në grupet e Conference League, kampioni i Kosovës pëson humbje në Rumani

11/03/2022 20:38
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja mes Cluj dhe Ballkanit.

Rezultati përfundimtar  ishte 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Boateng shënoi golin e vetëm këtë takim, duke i mundësuar skuadrës së rumune kalimin tutje në fazën eliminuese.

Ishte një paraqitje solide e kampionit të Kosovës, atje ku tashmë me këtë ndeshje edhe përfundon aventurën në garat e Conference League.

Mund të konsiderohet një mision i suksesshëm për Ballkanin, ku arkëtoi katër pikë nga gjashtë ndeshje.

/GazetaBlic Sport/