Lajme

Shiti prona të AKP-së me dokumente falso në Bosnje dhe Mal të Zi, ngrihet aktakuzë ndaj një personi

11/03/2022 12:32
nga:N M

Prokuroria e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi i cili përmes falsifikimit të dokumenteve kishe shitur prona të AKP në Bosnje dhe Mal të Zi, raporton Gazeta Blic.

Sipas një njoftimi për media thuhet se prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Sh.M., në drejtim të veprave penale “Mashtrimi”, nga neni 323 paragrafi 2 të KPRK-së, “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, si dhe veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, nga neni 409 paragrafi 2 të KPRK-së.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri i lartcekur me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme, përmes paraqitjes së fakteve të rreme, ka mashtruar një numër të të dëmtuarve në qytetin e Tuzllës të Bosnje e Hercegovinës dhe në Podgoricë të Malit të Zi, ku përmes falsifikimit të dokumenteve zyrtare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), si dhe prezantimit të rrejshëm si person zyrtar, kinse i autorizuar nga zyrtari i AKP-së, ka shitur dy prona të NSH “Jatex” të Gjakovës, në qytetet e lartcekura, e të cilat prona gjenden nën menaxhimin dhe administrimin e AKP-së”, thuhet në njoftim

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri i lartcekur të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë, si dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit.

Osmani u operua në spital privat, djali i Thaçit publikon foton kur ish presidenti trajtohej në QKUK