Sporti

Milan triumfon ndaj Salzburg, rikthehet pas tetë vitesh në fazën e eliminimit të Champions Leagues

11/02/2022 22:56
nga:Lorik J

Skuadra e Milanit ka kaluar në fazën tjetër të Champions Leagues pas fitores së sotme ndaj Salzburg.

Milan ka mposhtur Salzburgun me rezultatin e thellë 4:0, shkruan GazetaBlic Sport.

Rossonerët kanë zhvilluar një paraqitje shumë të mirë – duke kaluar tutje në fazën e eliminimit.

Giroud e hapi serinë e golave në minutën e 14’të.

Pjesa e dytë ishte perfekte për Milanin, pasi realizuan edhe tre herë. Fillimisht realizoi Krunic, pastaj Giroud dhe në fund Messias.

/GazetaBlic Sport