Lajme

Shtyerja e afatit për targat deri në 12 muaj, Pacolli: Jemi në proces delikat

11/02/2022 20:37
nga:Genita C

Ish-kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka dhënë qëndrimin e tij rreth kërkesës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier për shtyerjen e afatit për targa, deri në 12 muaj.

Pacolli për GazetaBlic, thotë se duhet respektuar ky propozim i ambasadorit amerikan.

Pacolli thotë se Kosova duhet të koordinojë veprimet me miqtë e saj, sepse sipas tij vendi ynë është në një proces shumë delikat.

Ai shton se Qeveria Kurti duhet të jetë e kujdesshme ndaj veprimeve që vendos të merr.

“Besoj se të gjithë e dinë se Kosova duhet të koordinojë veprimet e saj me miqtë e saj. Po kalojmë nëpër një proces shumë delikat dhe duhet të jemi të kujdesshëm ndaj veprimeve tona, ndërkohë që me veprimet tona nuk mund të dëmtojmë. Duhet respektuar propozimi i Ambasadorit American”, tha Pacolli për GazetaBlic.

Shtyrja e afatit për targat për 12 muaj, Qalaj: Qeveria Kurti duhet t’i dëgjojë SHBA-të!