Lajme

Shtyrja e afatit për targat për 12 muaj, Qalaj: Qeveria Kurti duhet t’i dëgjojë SHBA-të!

11/02/2022 19:47
nga:Y I

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, në një prononcim për “Gazeta Blic” është deklaruar rreth kërkesës së ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, që afati për targat të shtyhet për 12 muaj.

Qalaj tha se kjo është një kërkesë e vazhdueshme e SHBA-ve për shkak të marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.

Ai theksoi se SHBA-të janë ideatorët dhe sponsorizuesit e shtetit të Kosovës dhe si të tillë duhet të dëgjohen.

“Eshtë një kërkesë në vazhdimësi e SHBA-ve, të cilët mendoj se kanë një arsye, nuk është thjesht një kërkesë por është për shkak të afrimit të bisedimeve për marrveshjen finale me njohje reciproke. Unë mendoj se duhet të dëgjohen partnerët strategjikë sidomos SHBA-të, ata janë ideatorët dhe sponsorizuesit e Pavarsisë së Kosovës dhe unë mendoj se Qeveria Kurti duhet t’i dëgjojë SHBA-të” deklaropi Qalaj për “Gazeta Blic”

Ambasadori Hovenier përsëriti edhe një herë gjatë ditës së sotme kërkesën për shtyrjen e afatit për targat si dhe dënoi rastin e djegies së një veture e cila kishte kthyer targat në RKS.

Gjithashtu ai ka ritheksuar se SHBA-ja mendon që Kosova ka të drejt që të implementojë një ndryshim të tillë të targave.

“Ne ritheksojmë kërkesën tonë për një zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit në mënyrë që tabelat RKS të mund të vendosen gjatë 12 muajve duke pohuar se Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim”, ka shkruar Hovenier.

 

Ambasadori i SHBA-së i kërkon Kurtit ta shtyjë afatin për targat, e dënon djegien e veturës në veri