Lajme

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

11/02/2022 07:57
nga:G B

Ngjarjet për ditën e sotme, 2 nëntpr 2022.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë mban mbledhje. (Ora 09:00, Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e diskuton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike. (Ora 10:00, Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Romeo Franc, Deputet i Parlamentit Evropian. (Ora 10:00, Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

Misioni i Bashkimit Evropian EULEX bën mbjelljen e drunjëve në Kampusin e Qendrës së Studentëve. Marrin pjesë kryesuesi i EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark; Arbërie Nagavci  ministre e Arsimit dhe Faton Peci ministër i Bujqësisë. (Ora 11:00, Qendra e Studentëve, Prishtinë)

Fondi Monetar Ndërkombëtar prezanton perspektivën ekonomike rajonale të FMN-së për Evropën. (Ora 14:00, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës)

Komuna e Vushtrrisë organizon “Festivalin e Patates”. (Ora 18:00, Para Kalasë, Vushtrri)