Lajme

Popullsia e Tanzanisë u rrit për 40 për qind në 10 vjet

11/02/2022 07:22
nga:G B

Popullsia e Tanzanisë është rritur me rreth 40 për qind në dhjetë vitet e fundit, tregoi regjistrimi i fundit i popullsisë në vend.

Sipas rezultateve të regjistrimit në vendin e Afrikës lindore, numri i banorëve nga 44,9 milionë në vitin 2012, ka arritur në 61,7 milionë, shkruan Anadolu.

Ndërsa gratë përbëjnë 51 për qind të popullsisë, numri i njerëzve që jetojnë në Dar-es-Salaam, qendrën ekonomike të vendit, është rritur në 5,4 milionë.

Ndërkaq, popullsia e Ishujve Zanzibar është regjistruar në 1,9 milion, kurse në kryeqytetin Dodoma është rritur në 3,1 milionë.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se nëse vazhdon rritja aktuale e popullsisë, një e katërta e popullsisë së botës do të jetojë në kontinentin afrikan deri në vitin 2050