Ka dhënë dorëheqje, kryetari i nëndëgës së AAK-së në Tusuz, Erion Krasniqi, raporton GazetaBlic.
Këtë e bëri të ditur vet ai përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ku thotë se arsyeja kryesore që ka marrë një vendim të tillë është se nuk dëshiron të flitet në medie për keqmenaxhim të shëndetësisë.
“Kësaj fushe i përkas edhe unë, fushë kjo që udhëhiqet nga familjarë të kryetarit të degës”, shkruan Krasniqi.
Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:
Te nderuar
Ju njoftoj se jap doreheqje nga pozita e kryetarit te nendeges se Tusuzit.
Aresyeja e doreheqjes eshte se nuk dua te jem pjese e nje grupi politik qe flitet neper media per keqmenaxhim te fushes se shendetesise ku kesaj fushe i perkas edhe une dhe e cila udhehiqet nga familjar te kryetarit te deges.
Gjitha te mirat:
Erion Krasniqi
Ish- Kryetar i nendeges se Tusuzit



