Lajme

Komisioni për të Drejtat e Njeriut shqyrton peticionin e pesë grave kundër diskriminimit gjinor në AAC

11/01/2022 11:21
nga:G B

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione është takuar me: Bujar Ejupi, drejtor i përgjithshëm në Autoritetin e Aviacionit Civil; Naim Qelaj, Avokat i Popullit dhe  Jeton Koca, kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Takimi ka pasur për qëllim shqyrtimin e peticionit të pesë grave – zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil (AAC), lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor, nga ky Autoritet.