Sporti

Bad News Eagles me fitoren më të thellë pas ndeshjeve të para në kompeticionin më të madh në botë në CS:GO

10/31/2022 20:52
nga:Lorik J

Bad News Eagles ka marrë fitoren më të thellë në Major të Rios.

Ekipi shqiptar, bNE ka fituar sot ndaj 00Nation me rezultatin e thellë 16:3 në “Challengers Stage”, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo zyrtarisht është fitorja më e thellë nga ndeshjet e para në Major.

Një start i jashtëzakonshëm nga ekipi ynë, të cilit i duhen edhe dy fitore për të kaluar në “Legends Stage”.

/GazetaBlic Sport