Humbja ndaj Torinos nuk e ndryshoi as edhe një grimë konsideratën e pamasë të drejtuesve të kuqezinjve ndaj Stefano Piolit.
TTrajneri i Milanit para pak çastesh mbërriti në Casa Milan dhe në këto momente do të nëshkruajë rinovimin e kontratës që do ta mbajë atë edhe më gjatë me ngjyrat kuqezi, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas mediave italiane ai do të rinovojë kontratën edhe për një sezon të mëtejshëm. Kontrata aktual skadon në vitin 2024, teksa me rinovim ai do të jetë tek Milani deri në vitin 2025.
Një pagë më e lartë poashtu do t’i dhurohet trajnerit italian në vazhdim.
/GazetaBlic Sport


