Lajme

Policia jep detaje: Një i lënduar në aksidentin e sotëm te “Kodra e Trimave”

10/30/2022 17:34
nga:Genita C

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë, përkatësisht te “Kodra e Trimave”.

Si pasojë e këtj aksidenti i cili ndodhi mes një veture dhe një motoçiklete, ka mbetur i lënduar një person.

Kështu ka bërë të ditur për Gazeta Blic, zëdhënsja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se me këtë rast po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 17:00 ne rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.