Sporti

Klopp: Nuk mund të vazhdojmë të mbrohemi kështu

10/30/2022 09:41
nga:E K

Jurgen Klopp u pa i mërzitur nga disfata e pësuar në shtëpi me Leeds (1-2).

Trajneri i Liverpool-it ishte kritikuar ashpër për mënyrën se si skuadra e tij pranoi golin e humbjes, i cili u shënua nga Summerville në minutën e 89-të, përcjell GazetaBlic Sport.

“Loja e ekipit bazohet në paraqitjet individuale. Çdo gjë është e lidhur me tjetrën. Nuk mund të mbrohemi siç bëmë në golin e dytë, por e bëmë dhe e humbëm ndeshjen. Përndryshe, do të kishim fituar një pikë. Ne përfunduam pa asgjë dhe është krejtësisht ndryshe”, ka pranuar trajneri gjerman, duke folur për Sky Sports.

Klopp zbuloi se çfarë duhet të bëjnë për t’u kthyer: “Ne duhet të tregojmë cilësinë tonë në fushë. Ne kemi pasur probleme me lëndimet që nga dita e parë. Duhet të ketë më shumë ndihmë reciproke dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë”.

Liverpool po largohet gjithnjë e më shumë nga vendet e para. Reds zënë vendin e nëntë dhe janë 13 pikë prapa liderit, Manchester City.

/GazetaBlic Sport/